A jemi vërtet shoqëri aq patriarkale sa po na atribuohet?

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 16:58 | Nga Fisnik Ismaili

A jemi vërtetë shoqëri aq patriarkale, sa po na atribuohet çdo ditë, apo ka ndryshime, të cilat një grup i caktuem feministesh po i mohon, edhe me çdo kusht vazhdon me i fajësue burrat për thuajse çdo gja, e me i livdue vetëm gratë për çdo sukses të tyne?

Definitivisht një pjesë e konsiderueshme e burrave lypin stupc për mënyrën se qysh e trajtojnë gruen, por poashtu në këtë shoqëri është një numër i madh grash që e përkrahin atë sjellje edhe i përulin gratë tjera. Për këta bërrloga të të dy gjinive s’po du me folë.Po du me folë për gratë që po korrin suksese: medalistet olimpike, kangëtaret, ndërmarrëset, e madje edhe Kryetarja e Republikës grue, edhe burrat që i përkrahin ato.

Asnjana s’kish qenë këtu ku është, në një shoqëri patriarkale.Medalistet s’kishin qenë këtu, nëse baballarët e tyne s’i kishin përkrahë, e jo ndalë, qysh një babë i prapambetun i ka ndalë çikat dikur, e çdo herë e ma pak i ndalë hala. Nëse Toni s’kish dashtë me punu me çika, por veç me djem. Nëse Dugi s’e kish lanë Duan me e ndjekë andrrën, se s’kish dashtë me e pa çikën me miniq në televizor.

Nëse burrat s’e kishin votue Vjosën, se s’po dojnë me e pasë një grue Kryetare.S’po du me thanë se suksesi i këtyne grave është meritë e burrave. Asnjiherë. Po du me thanë se suksesi i këtyne grave s’ish arritë në një shoqëri aq patriarkale, sa dikush instiston se na jemi. E gratë e kanë arritë krejt suksesin ME PUNË, tuj pasë përkrahje edhe prej burrave në familjet e tyne, e miqve, kolegëve e votuesve.Po i bjen se koxha shumë burra, e çdo ditë e më shumë, po e pranojnë gruen si pjesë të barabartë të shoqërisë, me tanë kontributin që e jepin, që unë po e shoh si shumë pozitive.Edhe s’po shoh kurrgja të keqe nëse Toni Kukës i jepen meritat që nxori medaliste olimpike prej një mahalle, në një sport që lidhje me shqiptarë s’ka.

Ai iu përkushtue disa çikave aq shumë, duke i prue këtu me PUNË të përbashkët. Për mue, Toni përveç kontributit të tij në xhudo, që nuk iu njoh asnjiherë mjaftueshëm, duhet me u marrë edhe si shembull i një promovuesi të madh të barazisë gjinore!Për mue, Toni Kuka është ma feminist se shumë feministe që suksesin e Distrias e Majlindës dojnë me ia atribue veç grave, duke ia minimizue burrit që i udhëhoqi deri këtu.Pse kjo qasje?

Pse burrit, edhe në rastet kur kontributi i tij është i pamohueshëm, me ia humbë meritat në emën të barazisë gjinore?

Me e fitue betejën kundër patriarkatit, gratë s’kanë me mujtë kurrë pa ndihmën e burrave! Me shamje, akuza e përulje s’ua mbyll gojën, as nuk i vetëdijëson burrat, por me punë e suksese, po!Prandej, në vend se me e ba suksesin e grave/çikave si garë në mes të gjinive, pse s’mundemi me e ba si sukses të një shoqërie ku na bashkë, burra e gra, po e zhdukim patriarkalizmin ma shpejt se që na ka marrë mendja?

Çdo burrë i suksesshëm, thojnë, e ka një grue të fortë prapa, që është shumë e vërtetë. Por edhe çdo grue e sukseshme e ka një shoqëri përkrahëse, përfshi edhe burrin, kolegun e dostin, që ia respekton punën, duke i ndihmue drejt suksesit!E në një shoqëri që mu po më jepë shpresë, sepse mundësitë po i krijohen njajtë të dy gjinive çdo ditë e më shumë, gratë po fitojnë ME PUNË.

Edhe nëse diçka nxjerrim nga krejt ky sukses i grave, e kuptojmë se janë SHUMË më punëtore se burrat, sepse iu ka dashtë dyfish më shumë me punue me mbërri ku një burrë kish mbërri ma lehtë.Shoqëria jonë mendoj se e ka tejkalue atë pikën ku shumica janë maskilistë, kundër një grupi feministesh që me mish e shpirt dojnë me i luftue ata burra.

Tash jemi në një fazë ku këto feministe duhen me e ndryshue qasjen ndaj burrave që janë shumë ma përkrahës se që ishin dikur, pa i paragjykue menjëhere, e burrat duhen me vazhdue me i vetëdijësue burrat tjerë që gratë duhet përkrahë ashtu qysh i përkrah Toni Kuka çikat, e edhe vetë ME PUNUE sa çikat, e sa punon Toni Kuka.Chill, njerëz, gra e burra bashkë. Tuj e dijtë që s’mujmë pa njani-tjetrin, gjeni mënyra me u përkrahë, dashtë e respektue, e jo me shpata jashtë me u shtye se cila gjini po merr ma shumë merita për suksesin e tyne.

Edhe jo, suksesi i grave/çikave tona s’i ban krejt gratë ma të mira se burrat. Ky sukses është rezultat i PUNËS, e jo gjinisë. Edhe, me kanë me punue burrat ma shumë, e me vazhdue çdo ditë me qenë ma përkrahës, kjo shoqni mundet me e zhdukë patriarkalizmin shumë shpejt, amo jo si meritë e atij grupi feministesh që me çdo kusht meritat i dojnë për gjininë e tyne.Mësonu me punue bashkë, ma! Çikat pa burrin s’kishin fitue medalje kurrë, po edhe burri pa çikat sot kish qenë tuj punue palidhje dikah.Peace, se mu keni egërsue diçka…

Të ngjashme