AAK: Prej gjashtë muajsh, Haskuka veç po ankohet

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:17 | Nga

Shefi i këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin e Komunës së Prizrenit, Ilir Baldedaj, ka vlerësuar se deklarimet e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, lidhur me Parkun e Biznesit përkatësisht marrjen në shfrytëzim të ngastrave nuk e pasqyrojnë realitetin.

Ai ka shprehur qëndrimin se Haskuka, zyrën e kryetarit e ka shndërruar në zyrë të ankesave, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Haskuka po hyn në muajin e gjashtë të qeverisjes, duke vajtuar e duke u ankuar, pa e marrë asnjë vendim të guximshëm në interes të qytetarëve. Deklarimet e tij se çështja e Parkut të Biznesit” ka mbetur te kryeministri janë mashtrim i radhës”, ka thënë Baldedaj.

Ai ka shtruar pyetjen nëse kryetari ka kryer punët me uzurpatorët që janë në zonën ekonomike në Lubizhdë. Në të njëjtën kohë ka pohuar se as zëvendëskryeministrat nuk mund të flasin në emër të kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme