Abdixhiku: Ndryshimi i madh do të ndodh më 9 shkurt, vulën e fitores e ka marrë nga Juniku

| 17 Jan 2025 | 19:23 | Nga

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se ndryshimi i madh do të ndodh më 9 shkurt dhe se “vulën e fitores e ka marrë nga Juniku”, raporton Ekonomia Online.

Para junikasve, Abdixhiku premtoi investime në fushën e turizmit si dhe investime në qytet, për të cilat tha se ka kohë që i kanë kërkuar.

“Sikurse Gjeravica, edhe LDK-ja do të ngritët aty ku e ka vendin. Populli i Kosovës është bërë i ça ndashëm deri më 9 shkurt. Këtë LDK që e keni kërkuar tashmë e keni, prandaj ruajeni dhe duajeni dhe mbroje i si të tillë sepse është siç ka lindur 35 vite më parë. Nga mbi 100 mijë qytetarë nga diaspora, së paku 40 mijë janë të LDK-së”.

“Do të rregullojmë shtratin Erenik, rregullimin e sheshit dhe rregullimin e varrezave si dhe investime në turizëm. Prandaj, në programin tonë politik, kemi 5 miliardë euro investime, me 5 miliardë euro buxhet e me 5% rritje ekonomike. Përmes këtij programi, garantojmë jetë të mirë në Kosovë. Prandaj, në javën e parë, pra në javën e parë, të gjithë shërbyesve publikë në Kosovë – mësuesve, mjekëve, policëve, zjarrfikësve, ushtarëve, të gjithë punëtorëve të shtetit – do t’ua rrisim pagat, me koeficient 150”, u shpreh Abdixhiku.

“Në Kosovën e territ, të qirinjve e të reduktimeve, në Kosovën ku nuk ka rrymë sepse pushteti tallet duke thënë ‘paskemi zhvillim ekonomik’, në këtë Kosovë, do të ndërtojmë Centralin e ri me Gaz në Ferizaj. 500 milionë euro  investim, për centralin me gaz amerikan, për të dhënë fillimisht furnizim me energji, e më pas edhe energji më të lirë. Sepse, për ne, të djathtit, Lidhjen Demokratike, energjia është ekonomi dhe siguri. Prandaj, energji me gaz, prandaj energji me gaz amerikan”.

“Për të gjithë qytetarët tanë, që bredhin të shqetësuar, tek kërkojnë shërim nëpër botë, për të gjitha familjet tona të frikësuara, këtu, në Kosovë, do të ndërtojmë Spitalin e Ri të Kosovës, me plot 500 milionë euro investim. Spital i ri, lokacion i ri, ndërtesa të reja, pajisje të reja – shëndetësi moderne, ashtu siç e meriton vendi ynë i bukur. E për të gjithë fëmijët e Kosovës, ata që qëndrojnë sot 4 orë në shkollë, Lidhja Demokratike e Kosovës, do të sigurojë mësim gjithëditor”.

Të ngjashme