Abuzoi me pronat, arrest me burg për kryetarin e Lezhës

Prishtinë | 16 Mar 2018 | 13:46 | Nga

Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” në mungesë për kryetarin e bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj, pasi akuzohen për tjetërsim pronash në bregdet, kryesisht te “Rana e Hedhun”.

Siç raporton ABC News, Frrokaj dyshohet se ka shpërdoruar detyrën dhe ka falsifikuar dokumente.

Hetimet disa mujore janë kryer nga Prokuroria e qytetit të Lezhës.

Mësohet se në komisariat janë shoqëruar, nënkryetari i bashkisës së qytetit të Lezhës Enver Haãzi si dhe 21 persona të tjerë, pasi kanë abuzuar me pronat në bregdet.
Fran Frrokaj u zgjodh në krye të Bashkisë së Lezhës në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Deri më tani nuk ka ende një informacion zyrtar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme