Pas propozimit të Donjet Bislimit nga Partia Demokratike të Kosovës dhe debatit të ashpër, megjithatë, Asambleja komunale në Mitrovicë, e aprovoi dhe dërgoi për realizim kërkesën për ngritjen e shtatores së Adem Jasharit në Mitrovicë.
Kështu, Mitrovica do të bëhet qyteti i radhës me shtatoren e Komandantit legjendar, Adem Jashari.
Z. Bislimi deklaroi se kjo është ditë e madhe sepse, edhe Mitrovica i bashkohet qyteteve që do të stolisen me shtatoren e Komandantit legjendar Adem Jashari, mesazh i lirisë ndër breza.
Z. Bislimi ka shkruar në rrjetin social si vijon:
“Pas një debati të ashpër, arritëm që përfundimisht të miratojmë propozimin tonë si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës, që sa më shpejt të jetë e mundur të vendoset shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari në Mitrovicë.
Mitrovicë URIME “