Adnan Dibrani rizgjedhet deputet në Parlamentin e Suedisë

Prishtinë | 16 Sht 2018 | 10:34 | Nga

Adnan Dibrani ka fituar për herë të tretë mandatin e deputetit në Parlamentin e Suedisë.

Dibrani ka dalë më i votuari në regjionin e Halandit, duke fituar në të gjitha qytetet e këtij regjioni, njofton Klan Kosova.

Ai është pjesë e Partisë Socialdemokrate, që poashtu ka dalë fituese e zgjedhjeve të mbajtura javën e kaluar.

Në këto zgjedhje ka pasur edhe shqiptarë të tjerë që kanë garuar duke hyrë vetëm në topdhjetëshe nëpër regjione.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme