Afganistan: Nga një sulm me predhë janë vrarë pesë persona

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 17:16 | Nga

Së paku pesë vetë janë vrarë dhe afro 45 të tjerë janë plagosur nga një sulm me predhë në një treg në pjesën veriore të Afganistanit.

Në mesin e të plagosurve nga sulmi i sotëm në provncën Fariab ka pasur edhe gra e fëmijë, kanë thënë zyrtarët.

Një zëdhënës i policisë lokale tha se tri predha kanë rënë në tregun javor në një qark të kësaj province, sot gjatë mëngjesit.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, megjithqë për zyrtarët lokalë të dyshuar janë militantët talibanë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme