Afganistani kërkon nga talebanët që t’i ndalin luftimet për festën Bajramit

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 18:14 | Nga

Presidenti afgan, Ashraf Ghani, ka njoftuar për një armëpushim me kryengritësit talebanë për të shënuar festën e madhe të myslimanëve Eid al-Adha (Kurban Bajrami).

Parashihet që armëpushimi të filloj nga dita e hënë, pavarësisht luftimeve të rënda që kanë ndodhur gjatë ditëve të fundit në qytetin qendror të Ghazni, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

”Armëpushimi i kushtëzuar do të fillojë të hënën dhe do të vazhdoj për aq kohë sa talebanët e ruajnë dhe e respektojnë atë”, ka deklaruar presidenti Ghani.

Ende nuk është bërë e ditur nëse talebanët e kanë pranuar ofertën e propozuar nga Ghani i cili kërkon ta ndërpresë konfliktin e armatosur gjatë festës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme