Agim Aliu: Do të fitojmë në balotazh

Ferizaj | 22 Tet 2017 | 21:05 | Nga

Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, është i bindur se do të dalë fitues në këtë komunë pas balotazhit.

“Do të dalim fitues në balotazh”, tha ai për Klan Kosovën.

“Platforma jonë qeverisëse i tërheq të gjithë”, theksoi Aliu.

Aliu thotë se në PDK e kanë pritur një rezultat të tillë.

“E kemi prit këtë rezultat, madje kemi prit rezultat edhe më të thellë”, tha ai.

Sipas sondazhit të Klan Kosovës Agim Aliu ka marrë 39.5 për qind të votave dhe do të sfidohet në balotazh nga Muharrem Svarqa i LDK’së që moti 31.1 për qind të votave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme