Agim Bahtiri i bindur për fitore në Mitrovicë

Mitrovicë | 22 Tet 2017 | 20:12 | Nga

Kandidati nga AKR-ja për kryetar të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, përderisa ka komentuar rezultatet e EXIT POLL të Klan Kosovës, ka thënë që nuk është habitur që do të jetë në balotazh me kandidaten e PDK-së.

Madje ai tha që rezultati në mes të tij dhe kandidates së PDK-së, Valdete Idrizi do të jetë shumë i ngushtë.

“Sipas të dhënave që kam unë, jemi shumë ngushtë me PDK-në. Kam qenë shumë i sigurt që do të dalë i pari, në fund ndryshoi situata pasi ka pasur shumë manipulime që kanë funksionuar për PDK-në” ka thënë Agim Bahtiri.

Tutje ai është shprehur që do të dalë fitues në balotazh.

“Nuk ka tjetër përpos Agim Bahtirit për qytetarët e Mitrovicës” deklaroi Bahtiri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme