Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se shifrat e fundit të rasteve të reja me Coronavirus janë alarmante dhe shqetësuese.
Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Postimi i plotë:
Mirëdita Prishtinë,
Shifrat e fundit të rasteve të reja me #covid19 janë̈ alarmante dhe shqetësuese!
Ju lusim shumë që bashkë të vazhdojmë̈ me kujdes të shtuar, në mënyrë̈ që të parandalojmë̈ përhapjen e mëtutjeshme dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.
Të gjithë̈ e kemi obligim që të ruajmë̈ veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.
Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë̈ këtë sfidë!
Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!
#prishtina.