Ahmeti: VV-ja ofron zgjidhje për çdo problem

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 12:31 | Nga Jehona Zhuniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë prezantimit të 40 pikave të programit të Vetëvendosjes, ka folur edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se nuk ka subjekt tjetër politikë në Kosovë, por edhe në regjion qe ka prodhuar më shumë dokumente dhe politika se Lëvizja Vetëvendosje, raporton Ekonomia Online.

“Kemi plane dhe qëndrime gati për çdo çështje të rëndësishme. Jemi më të akuzuarit se kritikojmë dhe nuk japim zgjedhje, ndërsa në të njëjtën kohë jemi subjekti qe ka më së shumti qëndrime, analiza e dokumente”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se për të forcuar shtetin duhet të ketë “dashni” për të.

“Pa e dashtë shtetin vështirë se mund ta forcojmë atë. Është e qartë që për VV-në në fokus është qytetari”, ka thënë ai.

Sipas tij vetëm VV është e ardhmja e Kosovës.

“Nëse ne nuk përfitojmë si popullatë nga zhvillimi ekonomik vetëm po e rritim pasurinë e dhjetë njerëzve në Kosovë.

Ai ka folur edhe për masat që do t’i ndërmarrin.

“Masa e parë hartimi dhe zbatimi i planit për banimin e përballueshëm dhe banimin social, masa e dytë rindërtimi i plotë i Kadastrit dhe zgjidhja e çështjeve pronësore me prioritet”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme