AKB: Ligji për investime strategjike të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Prishtinë | 17 Tet 2023 | 17:44 | Nga Ekonomia Online

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), të martën ka mbajtur takimin e e rregullt të Bordit udhëheqës ku diskutuan 10 pika në rend të ditës.

Në njoftimin e AKB-së, thuhet se politika investuese në Kosovë duhet të përmirësohet përmes infrastrukturës ligjore për bizneset vendore dhe të huaja në vend.

“Ligji për investime strategjike në Kosovë ishte pika e rëndësishme e diskutimit e cila mori vëmendje nga Bordit ku u kërkua nga qeveria e Kosovës sa më shpejte të amandamentohet dhe të procedohet në Kuvend të Kosovës për aprovimin me sugjerime dhe vërejtje të komunitetit të biznesit në Kosovë. Ky ligj tash e tri vjet është pa fuqi juridike dhe pa afat kohore prandaj kërkojmë zgjedhje sa më të shpejtë që ligji të ketë fuqi për ti hapë mundësi fuqizimit të investimeve të huaja dhe vendore në Kosovë si shpëtim i Kosovës nga kriza”, thuhet në njoftimin e AKB-së.

Të pranishëm në mbledhje ishin Agim Shahini, Suat Berisha, Shkëlzen Jusaj, Haziz Tafaj, Gani Ferizi, Ahmet Kuqi e isak Tusha.

Të ngjashme