AKP-ja dënon kërcënimin e zyrtares ligjore në Pejë

Pejë | 18 Maj 2017 | 16:24 | Nga

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinion e gjerë publik se dje në Gjykatën Themelore në Pejë është kërcënuar zyrtarja Ligjore e AKP-së nga një person privat, që është palë pretenduese për pronë shoqërore, për të cilin rast është duke u zhvilluar proces gjyqësor.

Rasti ka ndodhur në korridor të Gjykatës, pas daljes nga seanca gjyqësore ku po shqyrtohej pretendimi i palës, përderisa zyrtarja ligjore ishte përfaqësuese e Agjencisë Kosovare të Privatizimit.

“AKP dënon fuqishëm kërcënimin ndaj zyrtares së saj ligjore në objektet e Gjykatës Themelore në Pejë dhe pret ndërmarrjen e masave të duhura ligjore nga organet përgjegjëse për ofrimin e kushteve të sigurisë fizike për zyrtarët e saj që përfaqësojnë interesat e Agjencisë Kosovare të Privatizimit në procese gjyqësore”, thuhet në njoftimin e AKP-së.

Agjencia konsideron se cenimi i autoritetet të Agjencisë dhe zyrtarëve të saj është atak i drejtpërdrejt ndaj Institucioneve të Republikës së Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit është organ i pavarur publik i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë e administrimit me Ndërmarrjeve Shoqërore sipas Ligjit Nr. 04/L-034 të miratuar nga në Kuvendit i Republikës së Kosovës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme