Aleanca Kosova e Re përmes një konference për media ka evidentuar disa parregullsi që sipas kësaj partie e kanë përcjellë procesin e votimi deri më tani.
Fitore Ajeti, zëdhënëse e shtabit të AKR-së, ka thënë se deri më tani kanë votuar 12% për qind e votuesve, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se në Qendrën e Votimit në shkollën “Zenel Hajdini” ka pasur parregullsi kurse në “Hasan Prishtina” dhe “Gjergj Fishta” ka pasur fotografim të votës.
Kurse në fshatin Rusinovc, ka bërë të ditur se AKR-ja është pa vëzhgues.
AKR-ja akuzon Nisma-n se po u bënë presion vëzhguesve të AKR-së në Malishevë