AKR: Nuk ka marrëveshje me PAN-in

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 20:04 | Nga

Sekretari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, ka demantuar raportimet e medieve se kjo parti ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Koalicionin PAN.

Ai ka theksuar se presidenti i partisë, Behgjet Pacolli së bashku me familjen e tij janë jashtë Kosovës, respektivisht në Zvicër.

“Nuk ka marrëveshje me PAN-in. Madje as takime nuk ka pasur në mes këtyre dy subjekteve. Ne para pak ditëve jemi takuar me Isa Mustafën, me partinë e të cilit jemi në koalicion”, ka theksuar Makolli.

Gqzeta Express raportoi sot se është arritur marrëveshja për ndërtimin e Qeverisë në mes PAN-it dhe AKR-së, ku partia e Pacollit do të bëhej pjesë e ekzuekutivit.

Të enjten e javës që e lamë pas, është mbajtur vazhdim seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, në të cilën përfaqësuesi i koalicionit PAN, Enver Hoxhaj tha se nuk i kanë numrat e nevojshëm për zgjedhjen e shefit të Parlamentit, duke kërkuar ende kohë për themelimin e institucioneve të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme