Aksident fatal afër Podujevës

Prishtinë | 28 Pri 2019 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur mbrëmjen e sontme në fshatin Bajçinë të Podujevës.

Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një mashkull dhe një person tjetër është transportuar për trajtim në QKUK.

Rastin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë për rajonin e Podujevës, Antigona Qitaku.

“Rreth orës 20:30 ka ndodhë një aksident trafiku në fshatin Bajqinë ku e përfshirë ka qenë një veturë. Njësitë policore dhe ambulanta kanë dalë në vendin e ngjarjes ku nga mjeku është konfirmuar vdekja e një personi të gjinisë mashkullore ndërsa një person tjetër është transportuar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm”.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante të Trafikut.

Të ngjashme