Katër persona kanë humbur jetën për pasojë të një aksidenti rrugor në hyrje të Shtimes, ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka thënë për Reporterin se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, derisa 4 persona janë konfirmuar të vdekur në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 19:15 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në aksin rrugor Ferizaj -Shtime, në hyrje të Shtimes, ka ndodhur një aksident komunikacioni ku janë përfshirë tri automjete të udhëtarëve, vetura me targa vendore. Si pasojë e këtij askidenti, 4 persona kanë humbur jetën, vdekja e të cilëve është konfirmuar nga mjekët në vendin e ngjarjes”, tha Veseli.
“Ekipe të Emergjencave janë në vendin e ngjarjes. Njësia e Hetimeve të Komunikacionit Rrugor ka nisur hetimet”, tha tutje ai.