Aksident i rëndë në rrugën Klinë-Pejë, dy të lënduar

| 11 Tet 2022 | 19:07 | Nga

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti të rëndë që ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën Klinë-Pejë.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po trajtohen në Spitalin Rajonal të Pejës.

Të ngjashme