Aksident i rëndë në Suharekë, mbesin të vdekur dy të rinj nga Prizreni

Prishtinë | 28 Pri 2024 | 20:51 | Nga Ekonomia Online

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Personat e vdekur janë nga komuna e Prizrenit.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Policia e rajonit të Prizrenit.

“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në konfirmim.

Të ngjashme