Aksident i rëndë në Vranidoll, dy të vdekur e katër të lënduar

Prishtinë | 02 Jan 2018 | 00:57 | Nga

Dy persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa katër janë lënduar, në një aksident trafiku që ka ndodhur sonte në fshatin Vranidoll të Prishtinës.

Kallxo.com mëson se viktimat janë një person i moshuar dhe një grua, ndërsa janë lënduar edhe katër persona të tjerë.

Në fotografitë e siguruara shihet një makinë “Mercedes” e përplasur me një makinë me ngjyrë të kuqe në anën tjetër.

Rruga ku ka ndodhur aksidenti është bllokuar për më shumë se një orë.

Në vendin e ngjarjes për t’iu dalë në ndihmë policëve janë parë edhe zjarrfikësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme