Një person ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të trafikut mes dy veturave, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:45, në fshatin Dren të Leposaviqit.
Lëndime nga ky aksident ka pësuar edhe shoferi, i cili dyshohet se e shkaktoi aksidentin.
Pas tretmanit mjekësor që mori, policia njofton se i dyshuari me vendim të prokurorit, u dërgua në mbajtje.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës u është dorëzuar familjarëve.