Aksident mes dy kamionëve tek rrethi në Çagllavicë

Prishtinë | 31 Dhj 2021 | 11:24 | Nga Ekonomia Online

Një aksident trafiku mes dy kamionëve ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

“Sot rreth orës 10:00, në rrugën Prishtinë -Ferizaj, (te rrethi në Çagllavicë) ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete transportuese. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme