Aksident në autostradën Prizren- Prishtinë, përfshihen gjashtë vetura

Prishtinë | 16 Jan 2018 | 08:30 | Nga

Një aksident ka ndodhur në autostradën Prizren-Prishtinë. Në fotot e siguruara nga Ekonomia Online shihet se në aksident janë të përfshira gjashtë vetura.

Ekonomia Online ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Prizrenit, Hazir Berisha  i cili ka dhënë detaje lidhur me aksidentin.

Berisha tha se në aksident janë të përfshira disa vetura dhe sipas informatave që kanë ka disa të lënduar.

“Në atë pjesë ka pasur ngrica të cilat kanë bërë që veturat të mos mund të kontrollojnë shpejtësinë e si rezultat ka ndodhur aksidenti. Policia menjëherë ka ndalë në vendin e ngjarjes dhe ka përfunduar procedurat e nevojshme”, tha Berisha për EO.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme