Aksident në Elbasan, plagosen dy persona

Prishtinë | 05 Shk 2018 | 09:34 | Nga

Dy persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku dy automjete u përplasen mes tyre, shkruan syri.net.

Automjeti me targë AA 864 NB është përplasur me mjetin me targa AA 153 ES drejtuar nga shtetasi A.Ç., 28 vjeç banues në fshatin Vidhas. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit me targa AA 864 NB dhe pasagjeri që ndodhej në këtë mjet.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërkohë që mendohet se shkak i kësaj ngjarje të ketë qënë edhe moti i keq.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme