Aksident në Graçanicë, humbë jetën këmbësorja shtetase e Shqipërisë

Prishtinë | 18 Dhj 2021 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur të premten në mëngjes në Graçanicë, ku një këmbësore, shtetase e Shqipërisë ka humbur jetën.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë dy vetura dhe dy këmbësore femra, njëra prej të cilave nuk u ka mbijetuar plagëve të marra.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje

“Fsh. Llaple Sellë, Graçanicë 17.12.2021 – 07:50. Dy vetura me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë janë përfshirë në aksident trafiku në mes veti dhe dy këmbësore viktimat femra, njëra kosovare dhe tjetra shtetase e e Shqipërisë, të cilat kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të lënduarat janë dërguar në trajtim mjekësorë në QKUK-Prishtinë. Në ora 12:05 është raportuar se viktima, shtetase e Shqipërisë, ka ndërruar jetë. Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme