Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës. Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, për Klan Kosova në aksident janë përfshirë dy vetura. “Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor […]
Aksident në Ozdrim të Pejës, dy persona mbesin të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur paraditen e sotme në fshatin Ozdrim të Pejës.
Siç ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Driton Rugova, për Klan Kosova në aksident janë përfshirë dy vetura.
“Si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, tha Rugova.

















