Një fëmijë dyvjeçar ka ndërruar jetë pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes në rrugën rajonale Mitrovicë-Skënderaj përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin ’’Polac’’.
Policia rajonale e Mitrovicës ka njoftuar se si pasojë e aksidentit lëndime kishin pësuar shtatë persona të cilët pas ndihmës së parë të marrë në QKMF Skenderaj, janë dërguar për në QKUK.
“Ndërsa në orën 22:00 të datës 24 nëntor 2016, nga QKU- Prishtinë, jemi njoftuar se një nga të aksidentuarit fëmija i gjinisë (m) i moshës dy vjeçar, kishte ndërruar jetë”.
Ndaj të dyshuarit shkaktarit të aksidentit 32 vjeçarit me inicialet B.K është caktuar masa e ndalimit policor