Aksident në Vushtrri, një i lënduar

Prishtinë | 29 Qer 2019 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Një person është lënduar pas një aksidenti që ka ndodhur dje në Vushtrri, njofton Klan Kosova.

Policia raporton se aksidenti ndodhi ndërmjet dy automjete civile me targa vendore dhe me drejtues meshkuj K/Shqiptar.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale , lëndime trupore ka pësuar njëri drejtues i automjetit.

Të lënduarit, ndihma e parë i është dhënë në spitalin e Vushtrrisë, ndërsa  më pastaj është transferuar për në QKUK-së për tretman të mëtutjeshëm dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Rasti nën hetime.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme