Aksident te Drejtoria e Policisë, lëndohet një person

Prishtinë | 28 Tet 2020 | 07:14 | Nga Ekonomia Online

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës te Drejtoria e Policisë në Prishtinë.

Nga fotogrfitë e siguara nga Ekonomia Online, shihet se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e këtij aksidentit, ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 06:30 kemi pranuar informatën për një aksident në rrugën “Luan Haradinaj” në Prishtinë. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një motoçikletë”.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar person, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme