Aksident me të lënduar në Veternik

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 14:14 | Nga

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në këtë aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Sipas Policisë, deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë përderisa ishte duke lëvizur me kamionin “Man”, me targa te Maqedonisë, është aksidentuar me veturën “Passat” me targa lokale që drejtohej nga vozitësi – shtetas i Kosovës.

Si pasojë e aksidentit, që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:10, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor ne QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme