Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Si pasojë e këtij aksidenti raportohet se një person ka humbur jetën.
Lidhur me këtë nga Policia e Kosovës kanë deklaruar se rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në kilometërshin e 10-të është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku, vet-aksident, ku si pasojë dyshohet se një person ka humbur jetën , kurse një person tjetër është lënduar.
“Njësitet relevante policore I janë përgjigjur vendit të ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore.”, u tha nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për lajmi.net.
Policia e Kosovës ka apeluar tek qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të respektojnë rregullat në trafik dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike.