Aksidentet ua morën jetën 19 personave në rajonin e Prishtinës, këtë vit

Prishtinë | 28 Kor 2017 | 12:10 | Nga

19 persona kanë vdekur dhe mbi 2700 të tjerë janë lënduar gjatë aksidenteve të trafikut që kanë ndodhur në rajonin e Prishtinës që nga janari i këtij viti.

Këto të dhëna janë bërë të ditura në një njoftim për media të policisë së Kosovës.

Sipas policisë, viktimat janë shënuar gjatë 16 aksidenteve të ndodhura në këtë periudhë kohore.

Aksidenti i fundit me pasoja fatale në rrugët e kryeqytetit ndodhi mesnatën e së enjtes ku për pasojë humbën jetën katër persona, ndërsa një tjetër pas lëndimeve të marra është duke u trajtuar në QKUK.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme