Aksident në Velipojë: Dy nga viktimat do martoheshin më 14 gusht

Prishtinë | 02 Gus 2016 | 13:59 | Nga

Artenisa dhe Besmiri ishin të fejuar dhe do të martoheshin më 14 gusht.

Por ëndrrat dhe gjithë gëzimi u pre në mes 12 ditë nga dita kur ajo do të vishte fustanin e bardhë, ndërsa Besmiri kostumin e dhëndrit.

Dy të rinjtë janë viktima të aksidentit të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në plazhin e Velipojës në Shkodër.

Besmir Kola dhe Artenisa Peraj nga Kakarriqi i Lezhës, së bashku me dy miqtë e tij italianë, kishin shkuar në plazhin e Velipojës.

Besmir Kola ka qenë drejtuesi i mjetit BMË me targa AA767HF, i cili ka humbur kontrollin duke bërë që makina të binte në kanalin e Vilunit dhe nga aty të mos dilte asnjëri prej tyre i gjallë, përcjellë Klan Kosova.

Në aksident humbi jetën edhe shtetasi italian Xhorxho Anxhelo, 23 vjeç dhe një tjetër shtetas italian ende i paidentifikuar, i moshë rreth 25 – 26 vjeç.

“Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, të cilët po vazhdojnë me kryrjen e veprimeve dhe sqarimin e plotë të ngjarjes dhe paraprakisht shkaku është humbja e kontrollit”, informon policia.

Ndërkohë aksi ku ndodhi aksidenti është tejet i amortizuar dhe nuk ka ndriçim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme