Policia e Kosovës ndërmorri një aksion në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, të lidhur me dyshime për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Lajmin për Ekonomia Online e konfirmoi zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani. Ai tha se veprimet po kryhen me autorizim të Prokurorisë kompetente dhe se detaje priten pas përfundimit të hetimeve.
“Policia e Kosovës me njësitë e saja relevante, me autorizim të Prokurorisë kompetente, sot në Prishtinë është duke kryer hetime ndaj disa personave mbi dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Pas përfundimit dhe kompletimit të zhvillimeve policore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë mund të bëhen publike informacione shtesë”, tha Kelani.