Aktakuza ndaj Thaçit e Veselit, Rama me fjalim në Kuvendin e Shqipërisë

Prishtinë | 25 Qer 2020 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama do të mbajë fjalim në Parlamentin Shqiptar mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Kështu ka bërë të ditur vet Rama përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Twitter, përcjellë Klan Kosova.

”Pas pak në Kuvendin e Shqipërisë do të mbaj fjalën mbi njoftimin e djeshëm për aktakuzën ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-Kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli”.

Të ngjashme