Aktakuzë kundër katër personave për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve

Prishtinë | 28 Qer 2022 | 16:08 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) njofton se, pas një pune hetimore disamujore, ka ngritur aktakuzë kundër katër personave.

Të pandehurit S.K, N. A, P.C dhe B.C., dyshohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope, nga neni 267, paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Të ngjashme