Aktakuzë për dhënie të ryshfetit lidhur me votën

Pejë | 05 Kor 2017 | 14:33 | Nga

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në Gjykatën Themelore në Pejë, ka dorëzuar aktakuzë kundër të pandehurit A.S. për vepër penale “Dhënia ose marrja e ryshfetit lidhur me votën” nga neni 215 paragrafi 1 të KPRK-së.

Sipas aktakuzës, i pandehuri A.S. me dt. 26.05.2017 rreth orës 15:26 minuta në fshatin Vitomericë Komuna Pejës, ka premtuar dhurata personit tjetër me të drejtë vote me qëllim që të votojë partinë NDS, e cila udhëhiqet nga i pandehuri, ashtu që, i njëjti përmes rrjetit social facebook kishte dërguar mesazh personit D.S. dhe kishte kërkuar që të votohet kjo parti në këmbim me 50€ dhe do të sigurohen edhe shpenzimet e rrugës.

I pandehuri me këto veprime duke premtuar dhënien e përfitimit prej 50€ në këmbim të votës së votuesve ka përmbushur elementet e veprës të përshkruar sikur më lart.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpall fajtoj dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila vihet në barë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme