Alarmohet Spanja, ISIS-i kërcënon ndeshjen Real Madrid – Manchester City

Prishtinë | 09 Pri 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Policia e Spanjës ka aktivizuar të gjitha sistemet e alarmit pasi Shteti Islamik ka kërcënuar me cak ndeshjen çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Manchester Cityt të martën.

Siç ka shkruar “The Sun”, më shumë se 170 roje sigurie pritet të shpërndahen në kryeqytetin spanjoll si pjesë e masave të sigurisë pas kërcënimit.

Katër ndeshje pritet të luhen të martën e të mërkurën këtë javë. Shteti Islamik ka kërcënuar me sulme në stadiumet me kapacitete të mëdha. Këtu përfshihet edhe Santiago Bernabeu i rinovuar që ka kapacitet prej më shumë se 80 mijë spektatorësh.

“Sa i përket parandalimit të kërcënimit terrorist, Forcat e Sigurisë kanë aktivizuar të gjitha sistemet e alarmit dhe mbrojtjes, si dhe mekanizmat e gatishmërisë”, ka thënë Fernando Grand-Marlaska, ministër i Brendshëm i Spanjës.

Alarmet nga ISIS-i janë shtuar pasi grupi mori përgjegjësinë për vrasjen e më shumë se 140 personave në një sulm terrorist në Moskë muajin e shkuar.

Të ngjashme