Albin Kurti nuk ka shans ta zbatojë Asociacionin pa miratimin e opozitës

Prishtinë | 26 Jan 2023 | 13:19 | Nga Afrim Kasolli

Një gjë e di sigurt, që Bashkësia e Komunave nuk kalon nëse don opozita që mos të kalojë.

Nuk ka shans që Albin Kurti ta zbatojë këtë projekt pa miratimin e opozitës.

Ai mund ta mbajë atë dokument në zyrë të partisë së tij, po kurrë ta shndërrojë në normë shtetërore.

Prandaj, nëse Albin Kurti do të vlerësohet për manipulimin që ka bërë me këtë temë, po ashtu edhe opozita do të vlerësohet për vullnetin e saj për ta bekuar manipulimin e tij.

E nëse opozita është e bindur se ky model ka qenë më i miri i mundshmi për akomodim të komunitetit serb duhet ta mbrojë dhe justifikojë atë publikisht dhe t’i argumentojë humbjet që i ka pasur Kosova nga zvarritja e tij.

Ose nëse është e bindur që zbatimi i tij është i dëmshëm ta kundërshtojë atë, siç psh bënë LB-ja apo PSD-ja.

Por frika se duke e kundërshtuar atë hapur i mban larg pushtetit nuk do prodhojë asgjë tjetër pos një amnistim të metodave që ka ndjekur opozita e dikurshme për të ardhur në pushtet.

Të ngjashme