Albin Kurti u kap në blof!
Oferta e fundit e tij për grupet politike opozitare âsht veç taktikë e tij për me ble kohë (te muej ditë) derisa të vjen mërgata (dmth gusht 2026), sëkëndejmi nënshktimet e deputetëve nuk munen me u tërheqë!
Pse Kurti kërkon tre kandidatë?
Blof që rasti të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese sepse grupet politike opozitare nuk i kanë numrat për nënshtime as për dy kandidatë, (pa Listën serbe) le ma për tre!?
1.
AAK nuk âsht e përfshime fare në autorësi të fajit. Vet Kurti e ka shfajësu.
PDK duhej ta çmonte me argumenti juridik këtë “ofertë gjeneroze” kurse LDK duhej t’ia niste nji letër dashtnie me pak ironi: “I dashtun Albin, falemnerës për ofertën gjeneroze, por ne nuk kemi numra të mjaftueshëm për aplkim për punë, pra nuk i kemi dokumentat!?
Mbetsh me sh’net!”
Argumenti juridik.-
Sipas sistemit kushtetues të Kosovës, nënshkrimet e deputetëve që mbështesin nji kandidat presidencial munen me u tërhiqë nga deputetë individualë para paraqitjes së kandidaturës në Kuvend, por pasi të dorëzohen, ato përgjithësisht konsiderohen “të përfunduara” (të përdorura) për atë procedurë specifike.
Ashiqare ligji lejon që nji kandidat të tërhiqet, një deputet nuk mund ta revokojë në mënyrë të njianshme nënshkrimin e tij, masi të jetë validu në administratën e Kuvendit për me përmbushë kërkesën prej 30 nënshkrimesh për nji emërim formal. (Rasti: No. KI 47/10)
3.
Âsht kërkesë kushtetuese që nji kandidat duhet të paraqesë nënshkrimet e të paktën 30 deputetëve për me u emëru.
(Ligji Nr. 03/L-094)
4.
Kërkesa Ex-Iuris: Deputetët mund të nënshkruejnë vetëm për nji kandidat, tue bâ nënshkrimin një akt “të përfunduem” të vullnetit. Bazue në parimin e veprimit kolektiv, një deputet që nënshkruen nji peticion nuk munet me e tërheqë në mënyrë të njianshme nënshkrimin e tij pasi akti të jetë përfunduar dhe paraqitë në Kuvend, veçanërisht nëse nji veprim i tillë do ta pavlefshëmonte emërimin. (GjK; Rasti:Nr. KI 47/10.)
5.
Ta zâmë se mas votimit të Presidentes/it nji deputet munet me e tërheq nënshkrumin e tij, kjo kishme e devalidu zgjedhjen e kandudates/jandidatit për President/e sepse 29 nënshkrime janë jokushtetuese.
6.
Megjithatë, nji kandidat mund të zgjedhë të tërhiqet nga gara, tue i bâ nënshkrimet në peticionin e tij të pavlefshme.
(https://www.te.gob.mx/vota_elections/page/download/16375)
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosë që veprimet që përfshijnë nënshkrime kolektive të nji minimumi të kërkuem (p.sh., në referime) nuk munen me u tërhiqë në mënyrë të njianshme masi të përfundojë “ndërmarrja e përbashkët”.
Ky parim zbatohet për procesin e emërimit. (GjK, Rasti Nr. KI 47/10.)