Albina Shabani-Rama pranon zyrtarisht detyrën e Kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 14:31 | Nga Ekonomia Online

Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës, sot është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të gjykatës.

Gjyqtarja Albina Shabani – Rama e pranoi detyrën e kryetares së Gjykatës Themelore të Prishtinës, të cilën ia dorëzoi u.d. kryetari Arben Hoti.

Me këtë rast, kryetarja e re, falënderoi gjyqtarin Hoti për kontributin e dhënë gjatë periudhës sa gjykata është udhëhequr me ushtrues detyre dhe u zotua se do të jap më të mirën nga vetja për gjykatën që do ta drejtojë për pesë vitet e ardhshme, po ashtu kryetarja theksoi se prioritet i saj do të jetë angazhimi për një gjykatë të pavarur, efikase, transparente dhe llogaridhënëse.

Albina Shabani – Rama u zgjodh kryetare e Gjykatës Themelore të Prishtinës me datë 23 qershor 2021 nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës.

Të ngjashme