Aleksia flet pas operacionit, ka dy fjalë për takimin e Romeos me Beniadën

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së djeshme, ish e dashura e aktorit Romeo Veshaj, Aleksia Peleshi ka publikuar një fotografi nga spitali, raporton Express.

Aleksia ka bërë me dije se i është nënshtruar një operacioni, por nuk ka dhënë më shumë detaje, teksa ka thënë edhe dy fjalë për takimin e Romeos me Beniada Nishanin.

Ajo tha se mbrëmja e të martës ishte e bukur dhe emocionuese kështu që nuk e di për çfarë bëhet e gjithë kjo dramë.

“Unë jam mirë, operacioni shkoi shumë mirë. Ju falenderoj shumë, jeni shumë të mirë. Disa prej jush janë të çuditshëm më kanë ardhur shumë mesazhe të tipit ‘a je në spital prej puntatës së djeshme të Big Brother’.  Unë e ndoqa me shumë kënaqësi këtë puntatë, ishte e bukur, funny dhe emocionuese kështu që nuk e di për ca gjithë kjo dramë. Nga zemra jam shumë mirë për marshalla por ca t’i bëj tëmthit apo veshkës”, tha Aleksia.

Të ngjashme