Ekonomia Online
FUNDIT

Ali Ahmeti uron Krishtlindjet: Mbizotroftë paqja, dashuri e besim

Ali Ahmeti uron Krishtlindjet: Mbizotroftë paqja, dashuri e besim

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët e Krishterë sot me rastin e Krishtlindjes. Përmes një postimi në facebook Ahmeti ka uruar që kjo festë të sjellë lumturi e paqe mes popujve. ”Uroj që kjo festë të sjellë më shumë shpresë, lumturi e paqe, dashuri e besim, […]

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët e Krishterë sot me rastin e Krishtlindjes.

Përmes një postimi në facebook Ahmeti ka uruar që kjo festë të sjellë lumturi e paqe mes popujve.

”Uroj që kjo festë të sjellë më shumë shpresë, lumturi e paqe, dashuri e besim, harmoni e mirëkuptim në familje e në shoqëri, mes njerëzve e mes popujve”, ka shkruar kryetari Ahmeti.

”Festë të mbarë për ju dhe për familjet e juaja”, shkruan më tej Kryetari i BDI-së.

Të ngjashme