Allegri në PSG? Kështu përgjigjet trajneri i Juventusit

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 15:19 | Nga

Allegri dëshiron të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër” deri më 2020.

Është diskutuar shumë ditëve të fundit se Massimiliano Allegri do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit aktual. PSG-ja është skuadër e interesuar për italianin, por edhe Arsenali, për ta zëvendësuar Arsene Wengerin.

Por, 50 vjeçari ka hedhur gjithçka poshtë, duke thënë se është i lumtur të kampionët e Italisë.

“E ardhmja ime? E kam thënë disa herë se jam i lumtur këtu. Kam kontratë deri më 2020 dhe dua të qëndroj këtu”, u shpreh Allegri.

Që nga viti 2014, Allegri ka fituar tre tituj të Serisë A me Juventusin, tre herë Kupën e Italisë, njëherë Superkupën e Italisë dhe dy herë në tri vitet e fundit ka qenë në finale të Ligës së Kampionëve, ku është mposhtur, fillimisht nga Barcelona 3-1 (2015) e më pas nga Real Madridi 4-1 (2017).

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme