Ambasada e ShBA-së: Mezi presim të punojmë me Qeverinë dhe Kuvendin për avancimin e prioriteteve të përbashkëta

Prishtinë | 25 Sht 2026 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka konfirmuar gatishmërinë e saj për të vazhduar bashkëpunimin me institucionet kryesore të vendit, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, në funksion të shtyrjes përpara të prioriteteve të përbashkëta.

Përmes një komunikate zyrtare, selia diplomatike amerikane ka theksuar se në thelb të këtij partneriteti mbeten siguria, zhvillimi dhe ruajtja e stabilitetit në tërë rajonin.

“Ambasada e SHBA-së pret me padurim të punojë me Qeverinë dhe Kuvendin për të avancuar prioritetet e përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Deklarata e Ambasadës vjen në kohën kur pritet të nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e para në këtë legjislaturë.

Shtetet e Bashkuara mbeten aleati kryesor strategjik i Kosovës, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme në proceset e integrimit, fuqizimit të institucioneve demokratike dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme