Ambasadori amerikan në Serbi: Amerika po iu ofron një mundësi Prishtinës dhe Beogradit

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey, deklaroi se takimi i përfaqësuesve të Beogradit dhe Prishtinës më 27 qershor në Washington paraqet një shans që të dyja palët të hapin derën për zhvillimin e ri ekonomik dhe investimet, duke theksuar se është optimist për atë takim.

Godfrey i tha Danasit të Beogradit se Shtetet e Bashkuara shpresojnë që përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’u rikthyer në dialog dhe se do të fillojë një epokë e re e stabilitetit dhe prosperitetit, transmeton Klan Kosova.

Të ngjashme