Ambasadori amerikan Philip Kosnett e cilësoi historik votimin e nesërm të ligjeve për tranformimin e FSK-së.
Përmes një shkrimi në Twitter, ambasadori amerikan bëri të ditur se SHBA-të do të mbështesin zhvillimin profesional dhe organizativ të FSK-së.
Ai theksoi se e nesërmja duhet të jetë ceremoni solemne që reflekton ri-dedikimin për paqe, stabilitet dhe prosperitet për Kosovën dhe vendet fqinje.
Kosnett shtoi se tani është koha që gjithë liderët të fokusojnë energjitë në dialog.
2/2 the Kosovo people’s dedication to peace. Tomorrow’s Assembly session & KSF ceremony should be occasions for solemn reflection & re-dedication to peace, stability & prosperity for #Kosovo & its neighbors. Now is time for all leaders & stakeholders to focus energy on Dialogue.
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) December 13, 2018