Anëtari kroat i presidencës së Bosnjës: Kosova është shtet i pavarur

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Anëtari i zgjedhur anëtar i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës nga radhët e kroatëve, Zheljko Komshiq ka thënë se Kosova është një shtet i pavarur.

“Unë me të vërtet dua që marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës të zgjidhen në atë mënyrë si dy vende fqinje dhe miqësore. Nuk kam dilema se Kosova është shtet i pavarur. Që ta dini, ky është mendimi im, tha ai për Deutsche Welle.

Sipas tij, kufijtë e Bosnjës  nuk duhet të ndryshohen, të preken ose të shkëmbehen territore, pasi sipas krijohet një precedent i rrezikshëm.

“Kufijtë e Bosnje dhe Hercegovinës  janë krijuar, ato njihen dhe janë konfirmuar me urdhër të Komisionit Badinter, dhe mendoj se thjesht Bosnja duhet të insistojë në pandryshueshmërinë e këtyre kufijve”, tha Komshiq.

I pyetur nëse qëndrimi i tillë vlen për Serbinë dhe Kosovën ai theksoi se “nuk mund të flasë për hir të Serbisë dhe Kosovës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme