Anulohet raportimi i Avokatit të Popullit para Komisionit Parlamentar

Prishtinë | 06 Dhj 2017 | 10:32 | Nga

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ishte i ftuar në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione për të diskutuar lidhur me Raportin me rekomandime të Avokatit të Popullit në lidhje me faturimin e energjie elektrike të shpenzuar në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës. Mirëpo, kjo ngjarje është anuluar pa ndonjë arsyetim.

Çështja e faturimit të energjisë elektrikë të shpenzuar në katër komunat veriore të Kosovës ka qenë shumë e diskutuar kohëve të fundit.

Vetë Avokati i Popullit, Hilmi Jashari e ka cilësuar si jo të drejtë që qytetarët e pjesëve të tjera të Kosovës të paguajnë energjinë e shpenzuar nga ata të veriut.

Jashari, ka treguar se janë hapur hetime zyrtare për rastin e faturimit të energjisë elektrike të cilën qytetarët e Kosovës nuk e kanë shpenzuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme